Sporti

Zyrtare: Felix Magath trajner i Hertha Berlin

03/13/2022 23:16
nga:E K

Lidhej shumë me një nënshkrim të mundshëm me Kosovën, por Felix Magath ka nisur tashmë një aventurë të re.

Trajneri gjerman, Felix Magath do të drejtojë skuadrën e Hertha Berlin.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Hertha Berlin, përmes një postimi në ‘Twitter’.

Klubi gjerman i ka besuar situatën trajnerit me përvojë të madhe, Magath, i cili lidhej me postin e trajnerit të Kosovës për një kohë të gjatë.

Hertha është në pozitën e parafundit në tabelë. Veterani do të ketë punë të vështirë