Sporti

Sulmuesi i Chelseat heqë dorë nga kombëtarja, pensionohet në moshën 28 vjeçare

03/13/2022 22:23
nga:E K

Hakim Ziyech njoftoi këtë të dielë përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare.

Anësori 28-vjeçar nuk është thirrur që nga qershori i kaluar pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Vahid Halilhodzic dhe kjo ka shtyrë atë t’i japë fund karrierës me Marokon, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë e dua vendin tim dhe të luaja për kombëtaren marokene ishte nderi më i madh i jetës sime. Ndaj, me pikëllim të madh më duhet të njoftoj se edhe pse presidenti i federatës ka njoftuar se jam i parapërzgjedhur, nuk do të luaj më për Marokun. […] Unë i kam dhënë gjithçka kësaj skuadre në gjashtë vitet e fundit, e kam mbështetur për një jetë, por kushdo që e drejton vazhdon të nxjerrë shumë dezinformata për mua dhe angazhimin tim. Këto veprime më bënë të pamundur vazhdimin. Fokusi im tani, si lojtar, është te Chelsea
”, shkroi Ziyech në Instagram.

Kujtojmë se Hakim Ziyech ka përfaqësuar Marokun në 40 paraqitje, pasi ka qenë pjesë e skuadrës për Kupën e Kombeve Afrikane 2019 dhe Kupën e Botës 2018.