Lajme

Zelensky jep detaje nga biseda me kryetarin e Këshillit Evropian, për anëtarësimin e Ukrainës në BE

03/13/2022 20:49
nga:Donika Fetahu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se pati një bisedë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas Zelenskyt përgjatë kësaj bisede është diskutuar për rritjen e mbështetjes financiare për Ukrainën deh sanksionet ndaj Rusisë.

Presidenti Zelensky tha se vëmendje e veçantë i është kushtuar hapave të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Bisedime të rregullta ndërkombëtare. Me Presidentin e Këshillit Evropian, diskutuam çështjen e rritjes së mbështetjes financiare për Ukrainën dhe presionin lidhur me sanksionet ndaj agresorit. Vëmendje të veçantë iu kushtua procesit të mëtejshëm të negociatave për Ukrainën si dhe anëtarësimin e saj në BE”, shkroi ai në Twitter.