Lajme

Fillon furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

03/13/2022 19:55
nga:Donika Fetahu

Kompania Kombëtare e Energjisë së Ukrainës (NEC) ka përfunduar punën e riparimit dhe rifilloi furnizimin me energji elektrike për NPP-në e Çernobilit.

Kjo është bërë e ditur nga kompania.

“Specialistët ukrainas të NEC “Ukrenergo”, përfunduan punimet e riparimit në linjën 330 kV, dhe rifilluan furnizimin me energji elektrike për NPP-në e Çernobillit dhe qytetin e Slavutych”.

Ndryshe sistemi elektrik i termocentralit bërthamore të Çernobilit është dëmtuar gjatë një sulmi rus më 9 mars.

Pas sulmit, centrali ishte i varur nga gjeneratorët e jashtëm me naftë për të mbajtur reaktorët e tij në funksion.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Ndërkombëtare e Agjencisë Atomike (IAEA).

Zyrtarët rusë kanë mbërritur poashtu në termocentralin më të madh bërthamorë të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit.