Lajme

Presidentja Osmani diskuton me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

03/13/2022 18:44
nga:Donika Fetahu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi, ku është takuar më personalitete të ndryshme dhe të rëndësishme të botës.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se një nga takimet që ka pasur ajo, ka qenë edhe ai me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, për të cilin takim ajo tha se pati rastin të shkëmbej vlerësime rreth zhvillimeve të fundit.