Gjilani ka barazuar në shtëpi ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi mes Gjilanit dhe Llapit përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llapi kaloi fillimisht në epërsi me golin e Francisco Riveras në minutën e 35’të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Llapi mbeti me 10 lojtarë në fushë – kur golashënuesi i tyre, Rivera u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 79’të pas ndërhyrjes josportive në Dabiqajn.
Epërsinë numerike e shfrytëzoi Gjilani, ku shënoi me anë të Shend Kelmendit në minutën e 91’të të ballafaqimit.
/GazetaBlic Sport


