Lajme

Javën e ardhshme pritet të vazhdojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

03/13/2022 14:14
nga:Q R

Mykhailo Podoliak, këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bisedimet Rusi-Ukrainë mund të vazhdojnë javën e ardhshme.

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim, pra raundi i katërt i negociatave”, tha ai.

Sipas tij, edhe në këtë raund pritet të bisedohet për një zgjidhje politike, e mbi të gjitha për një zgjidhje ushtarake, raporton CNN.

“Ndoshta nuk është e nevojshme të shkojmë më tej dhe të bëjmë vetëm biseda. Ne i kemi diskutuar të gjitha çështjet, tani po përpiqemi t’i paketojmë këto çështje në disa formate ligjore”, tha tutje Podoliak.

Trump: Lufta në Ukrainë mund të çojë në luftën e tretë botërore