Sporti

Nadal arrin fitoren e madhe, por befason pas ndeshjes: “Nuk e meritoja”

03/13/2022 08:58
nga:L J

Rafael Nadal vazhdoi fitoret e tij në vitin 2022.

Tenisti spanjoll kaloi në raundin e tretë të Indian Wells me një fitore 6-2, 1-6, 7-6  ndaj Sebastian Korda, përcjell GazetaBlic Sport.

Nadal, i cili festoi në të 16 ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe fitoi Australian Open, ishte duke humbur 5:2 në setin e tretë, por arriti përmbysjen dhe fitoren. Kundërshtari i tij në raundin e tretë do të jetë britaniku Dan Evans.

“Fitova, fatmirësisht. Kjo ishte ndeshja më e keqe e vitit për mua,” tha Nadal pas triumfit.

“Më vjen keq për Korde, mendoj se ai e meritonte më shumë fitoren se unë, por kështu është ndonjëherë në tenis. Kam luftuar deri në fund dhe jam i lumtur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport