Sporti

Gjesti i ulët i Romero, tallet me Maguire pas autogolit – por më pas e pëson keq!

03/13/2022 08:43
nga:L J

Cristian Romero festi para fytyrës së Harry Maguire pasi ky i fundit shënoi autogol, por më pas i ndodhi diçka e hidhur…

Romero nuk tregoi mëshirë pasi kapiteni i Manchester United shënoi në portën e tij për të barazuar rezultatin 2-2, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi Maguire shënoi autogol, mbrojtësi argjentinas iu afrua homologut të tij dhe qeshi drejtpërdrejt në fytyrën e tij.

Por më pak se 10 minuta më vonë, Romero nuk arriti të markonte Ronaldon në zonë, i cili kërceu më lart dhe shënoi për rezultatin 3-2.

Tifozët në rrjetet sociale më pas u tallën me Romeron, pasi skuadra e tij humbi në Old Trafford.

/GazetaBlic Sport