Superliga e Kosovës sonte vazhdon me tri ndeshje mjaft interesante.
Në kuadër të xhiros së 25’të, skuadra e Ballkanit dje fitoi ndaj Feronikelit me rezultatin e thellë 6-0, teksa Prishtina poashtu mori fitore ndaj Ulpianës me rezultatin 2-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërkohë, sot luhen tri ballafaqime. Nga ora 13:00 takohen Drenica dhe Malisheva në “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe Dukagjini e Drita në Klinë.
Ndërsa ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Gjilanit dhe Llapit që luhet nga ora 13:30.
/GazetaBlic Sport


