Skuadra e Manchester United ka fituar mbrëmë ndaj Tottenhamit në Premierligë me rezultatin 3:2.
Në këtë ndeshje shkëkqeu sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi hat-trick, përcjell GazetaBlic Sport.
Faqja zyrtare e Manchester United në Twitter ka vendosur që ditën e sotme të nisë duke kujtuar yllin e tyre të skuadrës.
“Mirëmëngjes të gjithëve, veçanërisht Ronaldos”, shkruhet në postimin e “Djajve të Kuq” në Twitter.
/GazetaBlic Sport
☕ Good morning to everyone, especially @Cristiano! ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) March 13, 2022


