Sporti

Rangnick me shaka: “Ndoshta Ronaldo duhet të shkojë më shpesh në Portugali që të paraqitet më shpesh kështu”

03/12/2022 22:13
nga:E K

Manchester United arriti fitore të rëndësishme në Old Trafford ndaj Tottenhamit.

Skuadra e Rangnick fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Tottenhamit të Antonio Contes, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo ishte heroi i takimit me tre golat e tij që i siguruan pikët e plota “Djajve të Kuq”, kurse për Spurs realizoi Kane nga penalltia dhe autogol i Maguire.

Pas ndeshjes Rangnick tha se performanca më e mirë e Ronaldos ishte kjo e sotmja.

“Sot ishte performanca e tij më e mirë, të paktën që kur erdhi këtu”, tha Ralf.

Tekniku i Man Utd me shaka tha se ndoshta Ronaldo duhet të shkojë më shpesh në Portugali që të përsërit paraqitje të njëjta.

“Ne thjesht po bënim shaka, mbase ka kuptim ta dërgojmë atë [Ronaldon] në Portugali për tre ditë dhe pastaj ta lëmë të mos stërvitet për dy ditë. Ai performoi në një nivel të ngjashëm në stërvitje të enjten, prandaj vendosa ta nis ndeshjen me të. Ndoshta do ta bëjmë këtë për pjesën tjetër të sezonit.”

/GazetaBlic Sport/