Sporti

Xavi ka refuzuar një ofertë miliona dollarëshe nga Manchester United

03/12/2022 21:27
nga:E K

Xavi Hernandez në kohën e tij në Katar, kishte marrë ofertë nga Manchester United, por ai e kishte refuzuar.

Gjatë periudhës së tij te Al-Sadd në Katar, Xavi kishte marrë ofertë për të menaxhuar Manchester United, por ai nuk kishte pranuar diçka të tillë.

United, Xavit i ofruan marrëveshje miliona dollarëshe por ai kishte refuzuar ‘Djajtë e Kuq’ pasi gjithmonë ka qenë duke pritur ofertën nga Barcelona.

Trajneri spanjoll e mori drejtimin e Barçës në nëntor dhe e ka rikthyer në formë ekipin e tij.

Barcelona aktualisht janë në vendin e katërt në tabelën e La Ligës dhe janë në raundin e 1/16 të Europa Ligës.