Sporti

Spalletti: “Humbja ndaj Veronas do ishte fatale”

03/12/2022 17:53
nga:E K

Trajneri i Napolit, Spalletti deklaroi se një humbje tjetër e Napolit do të ishte fatale.

Skuadra e Napolit do të përballet me Veronan në ndeshjen e kësaj xhiro të Serie A, kurse Spalletti thotë se humbja ndaj Veronës do të ishte katastrofale për skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rezultati i kësaj ndeshje do të na tregoj se ku do të jenë mendimet tona, një disfatë do të ishte fatale”, ishin fjalët e Spallettit.

Kujtojmë se Napoli humbi javën e kaluar nga rivali direkt për titull Milan në “Diego Armando Maradona” me rezultat 0-1 me golin e Giroud.

/GazetaBlic Sport/