Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar disa nga homologët e tij të rajonit, në takime të ndara vrituale.
Ai tha se me ata ka theksuar zotimin e fortë të Kosovës për t’u integruar në NATO.
Mehaj takoi homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia.
Fillimi i agresionit rus në Ukrainë shtoi thirrjet e autoriteteve kosovare për anëtarësim në organizatën veri-atlantike.
Për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.


