Sporti

Jo vetëm Mbappe dhe Di Maria, këta janë emrat që do të largohen nga PSG

03/12/2022 17:16
nga:E K

Pas zhgënjimit në Champions League kur u eliminua nga Real Madridi, Paris Saint-Germain tashmë do të përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku skuadra do të pësojë ndryshime të thella.

L’Equipe zbuloi planet e supozuara të skuadrës pariziane. Kylian Mbappe do të paketojë valixhet për t’u transferuar në Real Madrid, megjithëse PSG ende nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për rinovim. Angel Di Maria, 34 vjeç, është në fund të kontratës së tij dhe nuk pritet të rinovojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Lionel Messi dhe Neymar, të cilët janë kritikuar shumë nga shtypi francez, do të qëndrojnë edhe një vit.

Marquinhos, Verratti, Hakimi, Donnarumma, Nuno Mendes dhe Kimpembe janë baza e skuadrës dhe vazhdimësia e tyre është e siguruar.

Leandro Paredes Idrissa Gueye, Thilo Kehrer, Layvin Kurzawa, Julian Draxler dhe Ander Herrera kanë një të ardhme të hapur, gjithçka është e paqartë për ta.

Sergio Ramos shihet si një “tepricë”, pasi ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje. Qendërmbrojtësi ka një vit më shumë në kontratën e tij, por PSG dëshiron që ai të largohet dhe madje do të jetë i gatshëm të paguajë plotësisht atë që ka mbetur nga kontrata e tij për të garantuar përfundimin e tij.

/GazetaBlic Sport/