Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Feronikelit. Suharekasit triumfuan me rezultat 6 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Thaqi, Korenica, Baftiu, Zeka dhe Potoku dy herë shënuan golat e fitores.
Trajneri i kësaj skuadre, Ilir Daja u deklarua i kënaqur me rezultatin, por tha poashtu se i vjen keq për gjendjen e Feronikelit.
“Na vjen keq për situatën që është Feronikeli, por u detyruam të kërkojmë këtë rezultat. Qarkullimi i mirë i topit ishte gjëja më e mirë për ne në këtë ndeshje. Në ndeshjen e Kupës kundër Prishtinës duhet të qasemi me kujdes, është sfidë me dy ndeshje, do të bëjmë maksimumin“, tha Daja.
/GazetaBlic Sport/


