Sporti

Minuta e 30-të, rezultati në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

03/12/2022 13:33
nga:Mergim Rreci

Ka kaluar minuta e 30-të në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Në dy takimet është realizuar vetëm një gol, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani është në avantazh ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0. Armend Thaqi e çoi topin në rrjetë në minutën e 9-të.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina dhe Ulpiana po luajnë pa gola 0 me 0.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjëra tutje.

/GazetaBlic Sport/