Sporti

Konfirmohet nga ‘Daily Mail’, Mourinho do të dërgojë një ofertë për Granit Xhakën

03/12/2022 12:59
nga:Mergim Rreci

Granit Xhaka është një lojtar që Jose Mourinho e pëlqen dhe dëshiron të punojë me të.

Klubi italian nuk mundi të gjente një marrëveshje me Arsenalin për kapitenin zviceran në verën e kaluar, si përgjigje, Topçinjtë e lidhën atë me një marrëveshje të re deri në vitin 2024 dhe mesfushori ka mbetur një shtyllë në skuadrën e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Mikel Arteta e vlerëson atë dhe trajneri spanjoll i ka dhënë më shumë përgjegjësi në skuadër. Kjo dhe fakti që ai ka nënshkruar një marrëveshje të re duhet të mjaftojë për të frenuar italianët.

Megjithatë, The Daily Mail pretendon se Mourinho do të bëjë një lëvizje për të në fund të këtij edicioni. Raporti pretendon se mesfushori është gjithashtu i hapur ndaj idesë së largimit dhe ai ka të ngjarë të japë dritën jeshile për transferimin.

/GazetaBlic Sport/