Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe qartësoi se ky koalicion do të jetë në listë me numrin 16.
Më tutje, Kamberi njoftoi se nënshkruese të këtij koalicioni janë tri parti: PVD, PD dhe LPD dhe shtoi se në garë për deputetë do të jenë 10 kandidatë.
“”Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16. Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD. Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të”, ka shkruar Kamberi në një postim në “Facebook”.
Më 3 prill në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.


