Lajme

Mehaj: Sot, momentumi i ri kërkon Kosovën në NATO

03/12/2022 12:38
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar sot deklaratën e para 23 viteve të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila atëbotë kishte thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Mehaj në një postim në Facebook shkroi se momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO.

Postimi i plotë:

“Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright. Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO, sepse Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!”.