Lajme

Lajçak dhe Kurti u takuan në Antalia, biseduan për hapa konkret për të lëvizur përpara agjendën e përbashkët

03/12/2022 12:01
nga:Astrit Gashi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot në mëngjes në kuadër të forumit diplomatik në Antalia të Turqisë është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak ka thënë se me Kurtin ka pasur një bisedë të vlefshme rreth hapave konkret që duhet marrë me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët në rrethanat aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçak