Lajme

“Samiti i turpit”, “Die Welt” kritikon BE-në që po e refuzon Ukrainën dhe po e afron Serbinë

03/12/2022 11:51
nga:Astrit Gashi

Opinionisti i gazetës gjermane “Die Ëelt”, Christoph Schlitz, ka shprehur një kritikë të hapur ndaj qëndrimeve të Francës, Gjermanisë dhe në përgjithësi Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe Ukrainës, të shpalosura në Samitin që u zhvillua në Versajë.

Në opinionin e tij të publikuar në “Die Welt” me titullin “ Samiti i turpit – dhe kancelari Scholz në mes të tij”, ai pyet se si është e mundur që një shtet gjysmë-autokratik dhe shtet mik i Rusisë si Serbia të jetë afër hyrjes në Bashkim Evropian, derisa Ukraina po refuzohet në mes të një krize për ekzistencë .

Schlitz tutje ka kritikuar edhe qëndrimet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke thënë se “ai është kundër embargos për gaz dhe naftë dhe është kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Ukrainën”.