Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sot në mëngjes në qytetet si Nikollaev, Dniepro dhe Kropavnajtski, ka raportuar transmetuesi britanik, BBC, duke cituar autoritetet lokale.
Sipas llogarisë së tyre në Telegram, sistemi ajror për mbrojtje në Dniepro është aktivizuar me sukses.
Ende nuk është bërë e qartë sa shpërthime kanë ndodhur në Dniepro, mirëpo autoritetet kanë thënë se janë duke pritur për të marrë të dhënat e fundit nga ushtria.


