Lajme

Kurti merr pjesë në ditën e dytë të Forumit të Diplomacisë në Antali

03/11/2022 23:45
nga:Genita C

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, të shtunën me datë 12 mars, ku do të jetë githashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.

Siç thuhet në njoftimin e ZKM-së, ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë.

Tutje u bë ditur se gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjen për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria”.

“Ndërkaq, sot në mëngjes ai bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock morri pjesë në inaugurimin e parkut të ri të erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi si investim strategjik”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.