Sporti

Jurgen Klopp: “Vendimi i qeverisë për Chelsean i drejtë, më vjen keq për Tuchel dhe lojtarët”

03/11/2022 22:57
nga:E K

Sanksionet e vendosura nga qeveria britanike ndaj oligarkëve rusë e kanë prekur edhe skuadrën e Chelseat.

Së fundmi qeveria britanike ka ndaluar, pronarin rus të Chelseat, që ta shesë klubin pasi kjo do të bënte që ai të përfitonte ekonomikisht nga kjo marrëveshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me situatën që ndodhet Chelsea, ka folur trajneri i skuadrës rivale angleze,Liverpool, Jurgen Klopp.

Ai tha se ka keqardhje për homologun e tij Thomas Tuchel dhe gjendjen e klubit të Chelseat.

“Unë mendoj se ajo që bëri qeveria britanike është e drejtë, të jem 100% i sinqertë. Por më vjen keq për klubin, tifozët dhe Thomas Tuchel”, tha fillimisht Klopp.

“Sigurisht që ndjej për Tuchel, lojtarët dhe të gjithë punonjësit e Chelsea, sepse padyshim që nuk është një situatë e mirë”, përfundoi ai.