Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se bashkë me këshilltarin për inspektime, Kushtrim Dakaj, Ud. Kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, kanë vizituar pikat shitëse të derivateve.
Hajdari në Facebook tha se u njoftuan nga afër për çmimet aktuale në tregun tonë, teksa shtoi se bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe “mirëfunksionimi i tyre është gjithmonë prioritet i yni”.
“Njëkohësisht angazhohemi në zbatimin e masave që kemi ndërmarrë sipas ligjit, për krijimin e ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes në Kosovë, përfshirë mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë”, shkroi ajo.


