Sporti

Pioli i lumtur me Ibrahimovic: “Ai është lojtar i zgjuar, është shumë i rëndësishëm për ne”

03/11/2022 19:15
nga:E K

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pranoi se është e rëndësishme të llogaritet Zlatan Ibrahimovic kundër Empolit për gjithçka që ai i ofron skuadrës.

Trajneri i Milanit potencoi se sulmuesi veteran suedez është shumë i rëndësishëm për “Rossonerët”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ibrahimovic i jep shumë ekipit në gjithçka që bën. Ai është një lojtar shumë i zgjuar. Ai e di se kur duhet të sulmojë hapësirën ose të tërhiqet. E di që është i lumtur, ndaj do të jetë një ndihmë e rëndësishme për ne”, tha fillimisht Pioli.

Për ndeshjen kundër Empolit: “Ata na krijuan shumë probleme në ndeshjen e fundit, ndaj duhet të luajmë mirë. Lojtarëve nuk u duhet thënë se sa e rëndësishme është sfida e së nesërmes”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/