“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një dokumentar lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.
Në përiudhën e fundit janë shtuar paralajmërimet nga krerët e shtetit të Republikës së Kosovës për tensione pjesën Veriore të vendit, e cila dominohet kryesisht nga popullësia me etni serbe.
Për një gjë të tillë sinjalet e para tashmë i kanë dhënë edhe përfaqësuesit e shtetit serbë, të cilët kanë pohuar publikisht se do të intervenojnë në rast se Kosova bën përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO, duke shfrytëzuar çdo lloj mundësie për të penguar një gjë të tillë.
Në këtë drejtim udhëheqësit e Serbisë tashmë u kanë dërguar ftesën për mobilizim të gjithë qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, që dikur kanë shërbyër nën direktivat e Serbisë, përfshirë edhe të atyre që tani punojnë në institucionet e sigurisë së Kosovës.
Expose merr vesh se shteti serb ka në plan disa skenare për të paraqitur Kosovën si vend të pa sigurtë.
Një ndër skenarët e tyre besohet të jetë edhe zhvendosja e serbëve nga Jugu në drejtim të Veriut.
Në javët e fundit është rritur interesimi i serbëve për të shitur pronat e tyre në Jug, e për këtë shteti serb po bënë përpjekje për të krijuar narrativën se shitjen po e bëjnë me detyrim.
Por në realitet largimi i serbëve nga Kosova po ndodh për arsyje tjera.
Për këto dhe më shumë detaje tjera ndiqni dokumentarin i cili transmetohet nga ora 22:10 në televizionin Kanal10