Lajme

Petkoviq ‘kërcënon’ nga Shtërpca: Do të luftojë për secilin vend serb në Kosovë

03/11/2022 18:03
nga:Genita C

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, vizitën dyditore nëKosovë e ka nisur duke vizituar Shtërpcen dhe me atë rast ai ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe provokuese, duke thënë se do të luftojë për të gjitha vendet serbe në Kosovë si më parë. “Siç kemi luftuar edhe më parë, do të luftojmë edhe tani për secilin vend serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Petkoviq po viziton Kosovën së bashku me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të udhëhequr nga Dalibor Jevtiq dhe ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, Ivan Vujiq.

Petkoviqin në sallën e sportit në fshatin Berevcë e mirëpritën sportistët e rinj dhe anëtarët më të rinj të Shoqatës Kulturore Artistike të këtij rajoni, të cilët realizuan një program të shkurtër sportiv dhe kulturo-artistik.