I rikthyer në skuadrën e Brazilit për xhiron e fundit të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Botërorin 2022, Neymar po kalon një moment problematik te PSG.
Pas eliminimit nga Real Madridi në Champions League, sulmuesi brazilian u kritikua shumë nga fansat, situatë që motivoi reagimin e Tite, shkruan GazetaBlic Sport.
“E përsëris analizën time personale. Ai pati një lojë të mirë kundër Real Madridit, veçanërisht në pjesën e parë, por përfundoi duke rënë forma e tij, si pjesa tjetër e ekipit, pas një gabimi ku pranuan golin. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme, por është në një proces të natyrshëm rikuperimi pas një dëmtimi dhe është ende në kërkim të formës më të mirë. Ne do të bëjmë çmos për ta ndihmuar”, tha Tite.
Kujtojmë se Neymar kishte munguar në dy raundet kualifikuese që u zhvilluan në fillim të vitit. Në total, sulmuesi 30-vjeçar ka 116 paraqitje dhe 70 gola për Brazilin.
/GazetaBlic Sport/


