Lajme

Droni që goditi Zagrebin kaloi edhe përmes Rumanisë, autoritetet tregojnë pse s’e goditën

03/11/2022 16:00
nga:Genita C

Droni rus që ra në Zagreb të Kroacisë kaloi edhe përmes territorit të Rumanisë.

Kështu konfirmoi më herët ministria e Mbrojtjes e këtij shteti.

Ata thanë se kanë regjistruar lëvizjen e objektit në hapësirën e tyre ajrore, i cili ka ardhur nga territori i Ukrainës.

Madje thanë se të njëjtit i janë dashur vetëm tre minuta për ta kaluar Ukrainën.

Ata shpjeguan gjithashtu se shpejtësia, lartësia e vogël si dhe territory malor dhe kushtet atmosferike e bënë të pamundur që të ndërmarrin veprime ushtarake.