Sporti

Leao i rrethuar me lavde, ish legjenda e Milanit: Ai ka qenë lojtari më vendimtar në skuadër

03/11/2022 15:41
nga:Mergim Rreci

Alessandro Costacurta, një qendërmbrojtës emblematik që veshi fanellën e Milanit për dy dekada (1987-2007), e konsideroi sulmuesin portugez Rafael Leão një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin që aktualisht drejton Serinë A italiane.

“Ai ka qenë lojtari më vendimtar, kështu që skuadra mund të ndikohet nga ulje-ngritjet e tij”, tha ai në një intervistë për gazetën La Gazzetta dello Sport, përcjell GazetaBlic Sport.

Costacurta gjithashtu konsideroi se rikthimi i Zlatan Ibrahimovic ishte “jetik” për klubin dhe se sulmuesi suedez me përvojë, duke mos qenë “aq vendimtar sa dikur”, vazhdon të ketë “peshë” në ekip.