Mykhailo Podoliak, i cili është Këshilltar i Shefit të Zyrës së presidentit Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po rekruton 16 mijë ish-ushtarë të ISIS-it, për t’i përdorur në luftime kundër popullatës civile ukrainase.
Podoliak tha se rekrutimi i ish-ushtarëve të ISIS-it dhe deklaratat e zyrtarëve rusë për armët kimike, sipas tij, tregojnë synimin për të zbatuar skenarin sirian në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, sot gjatë ditës ka thënë se i mirëpret 16 mijë vullnetarët nga Lindja e Mesme për të luftuar përkrah separatistëve pro-rus në Ukrainë.


