Lajme

Ministri kroat i Mbrojtjes për rrëzimin e dronit: S’ishte kërcënim për vendin, s’ka vend për frikë

03/11/2022 13:14
nga:Astrit Gashi

Një dron është rrëzuar mbrëmë në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë dhe në lidhje më këtë, ka folur edhe Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banoziq , i cili tha se ky nuk ishte kërcënim për Kroacinë.

“Duke pasur parasysh ngjarjen e mbrëmshme dhe informacionin e mbledhur në terren, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë me mbylljen e zonës dhe është përfshirë policia ushtarake. Hetimet vazhdojnë. Kemi komunikim intensiv me NATO-n. Unë fola me ministrat e mbrojtjes të Sllovenisë dhe Hungarisë, ajo që dihet është se avioni hyri në territorin kroat në orën 22:57, qëndroi pak më pak se shtatë minuta, ky nuk ishte kërcënim për Kroacinë, nuk ka vend për frikë”, u shpreh ministri.

Ai tutje tha, se me këtë rast, nuk ka dështuar sistemi i sigurisë së vendit, raporton Dnevnik.

“Sistemi i sigurisë së vendit nuk ka dështuar. Ka kaluar pak kohë. Kur të marrim të gjitha informacionet, kur të bëjmë ekzaminimin e plotë, do të mund të themi se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ministri.