Sipas gazetës Tuttosport, ylli i Sassuolos, Domenico Berardi është objektivi kryesor i Milanit për verën.
Italiani tashmë ka arritur shifra të dyfishta për gola dhe asistime këtë sezon dhe ka tërhequr interes nga shumë klube, duke përfshirë kuqezinjtë dhe Napolin, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Tuttosport, Berardi është objektivi kryesor i Milanit për verën, kur Paolo Maldini do të tentojë të sjellë një krah të ri të djathtë tek Milani. Berardi do të mbush 28 vjeç në gusht dhe kontrata e tij me Sassuolon skadon në qershor 2024.
Sassuolo do të kërkojë një shitje në rrethin prej 30-35 milionë euro gjatë verës. Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Milani për italianin duke qenë se kuqezinjtë kanë nevojë gjithashtu për një mesfushor të ri qendror, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues tjetër për të forcuar skuadrën e Stefano Piolit në sezonin 2022-2023.
/GazetaBlic Sport/


