Lajme

Baerbock nga Ura e Ibrit: Shpresoj që herën tjetër të pijmë kafe në jug, e të hajmë darkë në veri

03/11/2022 10:16
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është shprehur optimiste në rregullimin e marrëdhënieve në mes të dy etniteteve, të cilat jetojnë në të dyja anët e Mitrovicës.

Baerbock tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug, e të hanë darkë në veri.

“Shpresoj që herën tjetër të pijmë kafe në jug e të hajmë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët.

Në anën tjetër edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh i gatshëm për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit, pa dallim.
Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic u shpreh i hapur për bashkëpunim.