Sporti

Italia shfaq “frikë” para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka një kërkesë për autoritetet

03/11/2022 09:40
nga:Mergim Rreci

FIGC ka kërkuar vendim të posaçëm për të pasur stadiumin “Barbera” në Palermo me kapacitet 100 për qind për play-offin e Kupës së Botës, atje ku Italia do të luajë me Maqedoninë e Veriut.

Ndeshja është planifikuar për 24 mars në Siçili dhe tashmë është plotësisht e shitur me stadiumin me kapacitet 75 për qind, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është kufiri i vendosur aktualisht për stadiumet në ajër të hapur në Itali për shkak të kufizimeve të COVID, pasi ato nuk janë kthyer kurrë në 100 për qind pas bllokimit fillestar në mars 2020.

Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina i ka dërguar tani një letër zyrtare Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza duke kërkuar që kjo ndeshje të hapet me kapacitet të plotë.

Nëse kërkesa pranohet, atëherë biletat e mbetura do të hidhen në shitje për një vend në Stadio Barbera.

Për të arritur në Kupën e Botës 2022 në Katar, Italia duhet të mundë Maqedoninë e Veriut dhe më pas të mposht Portugalinë ose Turqinë në finalen e play-off-it.

/GazetaBlic Sport/