Lajme

Vushtrriasi thotë se u mashtrua nga një burrë për vizë pune, i kishte marrë 1 mijë e 490 euro

03/11/2022 09:21
nga:Mergim Rreci

Një burrë nga Vushtrria ka njoftuar policinë se një person i dyshuar, me premtim se do t’ua rregullonte vizat e punës atij dhe një dëshmitari, u kishte marr 1 mijë e 490 euro.

Prej asaj dite, viktimat nuk kishin mundur të kontaktojnë me të.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.