Një grua në Prizren ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj.
Policia bën me dije se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.


