Lajme

Shpërthim i fuqishëm në Zagreb, dyshohet se u rrëzua një dron nga Ukraina

03/11/2022 08:30
nga:Astrit Gashi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të enjten në mbrëmje në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Sipas mediave kroate, besohet se shpërthimi ka ndodhur pas rrëzimit të një droni që erdhi nga Ukraina.

Tyler Rogoway, ekspert i aviacionit ushtarak tha se ka studiuar në detaje fotografitë e mbetjeve dhe se ka arritur në përfundimin se ishte pothuajse me siguri një dron dhe beson se droni mbërriti në Kroaci nga Ukraina pasi pati një defekt.

“Ne besojmë fuqimisht se ky është një dron zbulimi që duket si një raketë. Duhet të jetë prishur seriozisht, të ketë fluturuar mbi të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb. Kohët e fundit u njoftua se Ukraina vuri në përdorim dronet e epokës sovjetike dhe me sa di unë, ukrainasit janë të vetmit në botë që përdorin dronin Tu-141”, ka shkruar Rogoway.