Showtime

Në Shqipëri protestohet për rritjen e çmimeve me frazën qesharake të Trixës që përdori në BBV

03/10/2022 22:48
nga:Genita C

Sot në Shqipëri është protestuar.

Qytetarët kanë mbushur sheshet me banderola duke kërkuar zbritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Por njëri nga protestuesit ka zgjedhur që në banderolën e tij të shkruaj një frazë qesharake të marrë nga Trixa.

Protestuesi që mori vëmendje mbante në duar një letër ku shkruhej: “Si i thuhet në shqip ‘Ul taksa’?”.

Theksojmë se ky shkrim na kujton njërën nga frazat qesharake që kishte dhënë këngëtarja Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një moment kishte thënë: “Si i thonë ‘e bukur’ shqip”?

Ishte vet këngëtarja ajo që shprëndau në instagram postimin nga një faqe e fansave, e cila e kishte publikuar fotografinë me mbishkrimin: “Më trego që fraza jote u bë vitale pa më treguar që fraza jote u bë virale”./Lajmi.net/