Lajme

Përfundon aksioni i Policisë, mbyllen dy depo tregtare

03/10/2022 22:42
nga:Genita C

Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.

Depot janë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate nga ky dikaster në Facebook.

“Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikëGjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”.

Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj