Asnjë federatë sportive në Kosovë nuk do të licencohet apo rilicencohet këtë vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëse në udhëheqje ka persona të akuzuar për vepra penale.
Kështu parasheh Udhëzimi Administrativ për kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit dhe licencimit të federatave dhe organizatave sportive të Kosovës. Ky dokument është në konsultim paraprak, ndërsa pas 15 ditësh do të dalë edhe në konsultim publik. Edhe procedura e konsultimit publik do të zgjatë 15 ditë.
Pra, Udhëzimi pritet të hyjë në fuqi pas më shumë se një muaji.
Tekstin e plotë mund ta lexoni tek Koha:


