Lajme

Rritja enorme e çmimeve në vend/ LDK tregon kërkesat që kishin për Qeverinë Kurti

03/10/2022 18:29
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mosveprim dhe vonesë në reagim ndaj krizës që ka kapluar qytetarët nga rritja e çmimeve, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë

“Çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë. S’ka kush t’i kontrollojë sepse në njërën anë inspektorët e shtetit nuk janë askund; e në anën tjetër Autoriteti i Konkurrencës është i paralizuar e pa funksion. Sot bëhen 10 muaj që kur Qeveria praktikante e Kurtit ka lënë këtë institucion pa Bord, rrjedhimisht pa njerëz që nisin hetime apo marrin vendime në kohë krizash si sot”, shkruan Abdixhiku.

Në anën tjeter, Lumir Abdixhiku tregon katër kërkesat që LDK-ja kishte për Qeverinë Kurti.