Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Matoshi u shpreh se çmimet e shportës familjare janë më të nalta në Kosovë se në Belgjikë.
Ai theksoi edhe faktin se edhe në Ukrainë, çmimet kanë shënuar rritje por jo sa në Kosovë, kështu duke publikuar edhe dallimet e çmimeve në vendin tonë dhe jashtë saj.
POSTIMI I PLOTË:
Çmimet e shportës familjare më të nalta në Kosovë se në Belgjikë!?
E drejtueme nga Qeveria Kurti, që u cilësu si Qeveri e shpresës, Kosova ka nji pagë minimale prej 130 € (për sapo të punësuarit) dhe 170 € (për punëtorët me përvojë) ndërsa simas Eurostat, Belgjika ka pagën minimale mbi 1600 €, por keni m’u befasu me çmimet e produkteve të shportës.
Kosovë:
Qumsht 0.99 € 1L
Vaji 3.49 € 1L
Sheqeri 0.84 € 1kg
Mielli 0.83 € 1kg
Belgjikë:
Qumështi 0.72 € 1L
Vaji i misrit 1.79 € 1L
Sheqeri 0.59 € 1kg
Mielli 0.45 € 1kg
Ukrainë:
Mas agresionit rus në Ukrainë, në dyqanet Eco Product, simas kanalit televiziv IRT, çmimet kanë shënu rritje por jo sa në Kosovë.
Monedha ukrainase âsht Hyrvnia
= 0.031 €.
Psh 1 L vaj kushton nga 80 hyrvnia = 2.75 €, pra mâ lirë së te na, në paqe!


