Lajme

Shqipe Pantina ironizon me deklaratën e Bislimit: Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i menqur

03/10/2022 17:57
nga:Genita C

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina ka ironizuar me deklaratën e Besnik Bislimit i cili ditën e sotme u demantua nga zëvendës sekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge lidhur me një “tweet” që ai e kishte shkruar në Twitter, raporton GazetaBlic.

“Shkalla e pare e marrezise eshte te kujtosh se je i menqur” Sot po e kuptojme cka ka thene Sami Frasheri”, ka shkruar Pantina në Facebook.

Kujtojmë se, ndaj deklaratës së Bislimit ka reaguar zëvendës-sekretari Berge.

Berge konsideron se ajo çfarë është biseduar me Bislimin, nuk qëndron në përshkrimin që ky i fundit e ka bërë në statusin në Tëitter.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka thënë Berge.

Ish-këshilltari i Kurtit reagon për deklaratën e Bislimit: Super skandaloze