Lajme

“Nuk ka se si bëhet “rezil” ndryshe Kosova”, reagimi i Berishës pasi Berge demantoi Bislimin

03/10/2022 16:51
nga:Genita C

Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka demantuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit tha se Berge mbështeti iniciativën e Kosovës për aplikim anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka shkrur Berge në Twitter, në një replikë të asaj që ka shkruar Bislimi, transmeton Klankosova.tv.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Bergen gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të lavdëruar të Kosovës, reformave dhe përafrimit me vlerat dhe politikat e jashtme evropiane”, kishte shkruar Bislimi, çka bëri që Berge të reagojë.

Në komunikatën e mbrëmshme nga Zyra për Media e Qeverisë, po ashtu thuhej se Berge mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kryetari i partisë Nisma në Prizren ka reaguar ndaj këtij lajmi.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” u shpreh se nuk ka se si bëhet “rezil” ndryshe Kosova.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk ka se si bëhet “rezil” ndryshe Kosova,
Edhe zëvendëskryeministër edhe rrenc vetëm në Kosovë bënë vaki!!!
Ky tipi (Besnik Bislimi) po mendon që Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge është si kopeja e trushpërlarve të sektit të VV që i manipulojn si të ju don qefi.
Tendenca për të mashtruar opinionin duke ja keqpërdorur takimin një zyrtari të lartë të Këshillit Evropian, është më shumë se turpruese për shtetin e Kosovës, e sidomos kur mashtues është zëvendëskryeministri.
Ik n’shpi o mashtrues, sa nuk është vonë!
Zafa