Sporti

Guardiola për gjendjen e Chelseat: “Më vjen keq për Tuchel dhe lojtarët e tij”

03/10/2022 16:38
nga:E K

Sanksionet e vendosura nga qeveria britanike ndaj oligarkëve rusë e kanë prekur edhe skuadrën e Chelseat.

Së fundmi qeveria britanike ka ndaluar, pronarin rus të Chelseat, që ta shesë klubin pasi kjo do të bënte që ai të përfitonte ekonomikisht nga kjo marrëveshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me situatën që ndodhet Chelsea, ka folur trajneri i skuadrës rivale angleze, Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola ka shprehur keqardhjen e tij për situatën në të cilën ndodhet Chelsea.

”Pashë titujt por nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi. Më jepni disa ditë të tjera për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha fillimisht ai.

‘Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Është një pozicion i pakëndshëm për lojtarët dhe për Thomas Tuchel. Më vjen keq për ta sepse janë aty për të bërë punën e tyre‘, shtoi spanjolli.

Trajneri i Manchester City-t vazhdoi duke thënë: “Ne jemi fytyra e klubit, ne jemi këtu çdo disa ditë. Ju duhet të kuptoni se ka tema që ne nuk i dimë dhe nuk kemi një orë mësimi për të folur e për të folur.

“Preferoj – kur nuk kam një opinion të ditur për një temë – të pres sepse nuk dua të them diçka të pakëndshme për atë klub“, përfundoi Guardiola.

/GazetaBlic Sport/