Sporti

U largua për 3 milionë euro, Arsenal tani ofron 75 milionë për rikthimin e Gnabryt

03/10/2022 16:11
nga:E K

Reprezentuesi gjerman i Bayern Munichut mund të rikthehet te Arsenali.

Në vitin 2016, ai kaloi nga londinezët te Bayern për 2.5 milionë euro pasi nuk gjente hapësirën e mjaftueshme te Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.

Tani, gjashtë vjet më vonë, sipas gazetës britanike “The Sun“, skuadra e drejtuar nga spanjolli Mikel Arteta është i gatshëm të paguajë në fund të sezonit 75 milionë euro për anësorin gjerman.

Gnabry ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 4 në këtë sezon në Bundesliga.

/GazetaBlic Sport/